Thursday, December 12, 2013

Të gjithë të çmendur pas "selfie

Njerëz të zakonshëm, aktorë të famshëm hollivudianë, politikanët më të pushtetshëm në Botë, madje dhe vetë Papa nuk ka mundur t’i rezistojë tendencës më të re që po çmend njerëzit: "selfie"-t.

"Selfie", ose thënë ndryshe vetëfotografimi me një smartphone ose ëebcamera që më pas postohet në rrjetet sociale, është cilësuar si fjala e vitit nga redaktorët e fjalorit të famshëm të Oksfordit, pasi frekuenca e përdorimit të saj është rritur me 17 mijë përqind gjatë 12 muajve të fundit. Prapashtesa e fjalës përforcon idenë se ajo e ka origjinën nga anglishtja e Australisë, fjalët e së cilës përfundojnë rëndom me prapashtesën "ie".

Aparatet fotografike janë përdorur gjithmonë për autoportrete, por këtë tendencë duket se e bëri të famshme revolucioni i telefonëve smartphone dhe rrjetet sociale, ku fotot "selfie" shpërndahen dhe nxjerrin në pah narcizmin e miliona njerëzve.

Por ata kanë shkaktuar lajme, polemika dhe dorëheqje politikanësh. Kandidati për kryetar bashkie i Nju Jorkut, Anthony Weiner, u detyrua të japë dorëheqjen dhe shkoi në divorc me gruan pas disa fotove të papërshtatshme që kishte postuar në rrjetet sociale, ku shfaqej gjysmë-nudo.

Ndërkaq, kopertina e revistes së njohur ‘Rolling Stone’ në muajin gusht të këtij viti kishte një foto "selfie" të të dyshuarit për vënien e bombës në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

"Këto foto janë bërë normale tani mes të rinjve. Është bërë si mani", shprehen studentë të ndryshëm.

No comments:

Post a Comment