Saturday, December 21, 2013

Programi i qeverisë Rama

Programi i qeverisë Rama: Reformë në gjyqësor, prona, model të ri ekonomik, luftë korrupsionit
Programi qeverisë së re, një kopje e të cilit është siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nis me parathënien e Edi Ramës i cili shprehet se është krenar për besimin që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
“Me diskutimin dhe miratimin e këtij program në Kuvend – thotë Rama – nis përballja me realitetin e vështirë të një Shqipërie të lënduar thellë në trup zemër e mendje nga një rrënim i gjithanshëm”.
“Liri e njerëzve dhe konkurrencë, përgjegjësi e gjithkujt përpara vendit dhe ligjit, solidaritet me më të dobëtit, do të jenë – thotë Edi Rama – principet bazë të qeverisjes së re pasi, sic thekson ai – bindja jonë është e thjeshtë: Shqipëria meriton më shumë”.
Pesë janë kapitujt e detajuar të këtij programi. Integrimi në Bashkimin Europian, Shqipëria europiane në rajon dhe në botë, shteti i së drejtës dhe demokratizimi shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike.
1) Në kapitullin për shtetin e së drejtës dhe demokratizimin e shoqërisë qeveria e re e zotit Rama vjen me ambicien për rikthimin e Policisë së Shtetit në krye të detyrës për të garantuar rend dhe qetësi duke kontrolluar territorin, duke ulur dukshëm shkallën e kriminalitetit, përfshi normalizimin e trafikut rrugor, duke marrë masat për shmangien e aksidenteve të rënda.

No comments:

Post a Comment