
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, pritet të mbërrijë nesër në Tiranë në një vizitë dyditore, saktësisht më datat 12-13 nëntor. Tashmë Shqipëria pret që në muajin dhjetor të marrë përgjigjen zyrtare për statusin e vendit kandidat. Dhe në këtë kuadër, mësohet se komisioneri Fyle pritet t’i propozojë qeverisë shqiptare nisjen e një dialogu të nivelit të lartë politik me Komisionin Europian, në funksion të përshpejtimit të arritjes së objektivave që Brukseli i ka vendosur Tiranës. Komisioneri Fyle që do të jetë në Tiranë për të promovuar nismën e tij, të cilën ai e paralajmëroi që kur u publikua raporti i progresit për Shqipërinë. Muajin e kaluar, komisioni u rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit për Shqipërinë, si dhe përcaktoi 5 prioritete që duhen përmbushur në mënyrë që të hapen bisedimet për anëtarësim. Gjithashtu, mësohet se komisioneri për Zgjerimin do të certifikojë pjesëmarrësit në seminarin e Akademisë Rajonale për Demokraci. Sipas njoftimit për shtyp të kësaj akademie, ky është një program që mbledh bashkë 50 udhëheqës politikë dhe drejtues civilë të shtatë vendeve të Ballkanit. Dhe në këtë aktivitet komisioneri Fule do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
No comments:
Post a Comment