
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët t’i bashkohen ditën e hënë opozitës në protestën e parë të saj.
“Ajo që ndodhi në Korçë është një paralajmërim ogurzi, një kambanë alarmi për gjendjen e demokracisë në vend, ndaj ne nesër do të dalim në një protestë kundër blerjes së votës. Ju bëj thirrje që t’i bashkoheni marshimit popullor nesër në orën 14:00 në Tiranë. Opozita refuzon me neveri këtë gjë të shëmtuar që ndodhi në Korçë, ndaj sot të ngrihemi dhe të shpëtojmë votën e lirë. Të bashkohemi nesër në marshim paqësor të protestës. Ky është një poshtërim për këtë popull që ka ëndërruar votën e lirë”, tha Basha.
Protesta e demokratëve është paralajmëruar prej disa ditësh ndaj asaj që opozita e quan “blerja e votës në zgjedhjet vendore në Korçë”.
Gjithçka nisi pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të një videoje ku tregohen të rinj studentë korçarë në Tiranë, që tërheqin 20 mijë lekë pas votimit në Korçë.
Dega e Partisë Socialiste në Korçë ka deklaruar se të rinjtë ishin të gjithë anëtarë të FRESSH-it që Zyra e Shtabit Elektoral të kandidatit socialist kishte vendosur t’u mbulonte shpenzimet e rrugës.
Prokuroria e Korçës nisi hetimet, ku si provë materiale ka marrë edhe pamjet filmike
No comments:
Post a Comment