Tuesday, November 5, 2013

Vdes nga mbidoza heroinës


a8bd27f3144ff8eebca47e9c7db162d6
Një video shokuese qarkullon në internet, ku një grua e re pasi ka vdekur nga mbidoza është kthyer sërish në jetë, nëpërmjet një lloj tjetër droge.
Një vartëse e heroinës e quajtur Liz, u filmua teksa po ringjallej duke përdorur ‘Naloxone’, pasi kishte vdekur nga një mbidozë e heroinës. Ky lloj medikamenti që mban emrin ‘Naloxone’ është i njohur edhe me emrin e markës ‘Narcan’, mund të ringjallë të droguarit që kanë humbur ndjenjat mbidoza, por vetëm nëse ajo injektohet shumë shpejt.
Videoja tregon se si vdes një 29-vjeçar e droguar dhe efektivët e policisë e rikthyen sërish në jetë, duke i injektuar një drogë tjetër. Njëri nga efektivët e policisë tregon se kur e kanë gjetur Lizin ajo ishte gati duke vdekur, pasi ishte pa ndjenja, buzët i ishin bërë blu dhe nuk merrte frymë.
Të dy efektivët që e gjetën Lizin u përpoqën ta ringjallnin nëpërmjet frymëmarrjes, por ajo nuk reagonte. Ata më pas i injektuan ‘Naloxene’ dhe e sollën në jetë 29-vjeçaren.
Mësohet se videoja po analizohet nga mjekët, për të parë vërtetësinë e saj dhe për të marrë një vendim, nëse do të lejohet që kur vartësit e drogës janë duke vdekur, do t’u injektohet ose jo lloji tjetër i drogës për t’iu shpëtuar jetën.

No comments:

Post a Comment