
TIRANE – “Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, dhe se do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë”.
Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pas pyetjes së një të riu serb, në lidhje me marrëdhëniet që shteti Shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë.
Bushati ka deklaruar se: “Institucioni i Ministrisë së Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, më së shumti në bujqësi, energjitikë dhe në turizëm”.
Ministri i Jashtëm Bushati i ka bërë deklaratat në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë” që u mbajt në Durrës.
No comments:
Post a Comment